Mbështetur në Ligjin Nr. 139/2015“Për vetëqeverisjen vendore” në VKM Nr. 510 Datë 10.06.2015, “Për miratimin e procedurave për transfermin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrativo- territorial” dhsi dhe në vendimin e VKB nr.68, datë 24.12.2021 “Për miratimin e numrit të përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Belsh” i konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan me nr. 1422/1, datë 06.01.2022, si dhe urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr. 310, datë 28.01.2022 “Struktura Organizative e Bashkisë Belsh viti 2022” , Lligji Nr.8224 datë 15.05.1997 “Për Policinë Bashkiake”…dhe aktet nënligjore në zbatim të tij Bashkia Belsh shpall kriteret per pranim ne Policine Bashkiake:


1 (Një) Punonjës i Policisë Bashkiake


Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithëshme të ligjit Nr.8224 date 15.05.1997 “Për organizimin dheFunksioniminePolicisëtëBashkisedheKomunës”,ndryshuarneligjin Nr.8358 date 23.04.1999.
Kërkesat e Veçanta
1.Të kenë mbaruar te paktën arsimin e mesëm
2.Të ketë njohuri të programeve bazë në kompjuter word ,Exel
3.Te ketë aftësi të mira organizuese,komunikuese dhe të punës në grup
Paraqitja e dokumentacionit
Kandidati duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore , dorazi dokumentacionin i me poshtë :

  1. Kerkesen per pozicionin e punonjësit të policisë bashkiake
  2. Curriculum vitae
  3. Fotokopje të Kartës së Identitetit
  4. Çertifikatën Familjare
  5. Fotokopje të noterizuar të deftesës së shkollës / Diplomës/listë notash
  6. Vërtetim nga Gjykata
  7. Vërtetim nga Prokuroria
  8. Dëshmi Penale
  9. Raport mjeko-ligjor i aftë për punë
    Nr._______Prot
    Detyrat
  10. Te garantoje zbatimin efektiv te akteve te nxjerra nga organet e qeverisjes vendore sipas
    e punonjesve te policise bashkiake:

kompetencave te parashikuara ne ligjin nr.8652, date 31.7.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

  1. Te marre masa per ruajtjen e pasu rise se bashkise ose komunes, si dhe te atyre qe administrohen nga ato.
  2. Te siguroje zbatimin e akteve te nxjerra nga kryetari i bashkise ose komunes ne lidhje me personat fizike dhe juridike, qe nuk plotesojne, konform ligjit, detyrimet financiare e fiskale ndaj bashkise ose komunes, si dhe cdo detyrim tjeter pasuror ndaj tyre.
  3. Te mbikeqyre nese shtetasit ne administrim te pasurise se tyre, zbatojne ose plotesojne kerkesat sipas akteve te bashkise ose komunes.
  4. Te konstatoje, parandaloje e ndeshkoje ndotjet e mjedisit, hedhjen e mbeturinave te ndryshme, si dhe te sinjalizoje kryetarin e bashkise ose komunes per shfaqjet e paraziteve te demshem e te rrezikshem, si dhe per rastet e shfaqjes se epidemive.
  5. Te parandaloje e marre masa per shmangie e prishje te ndertimeve te paligjshme, te ndaloje zeniet e paligjshme te trojeve dhe ndertesave dhe te objekteve publike te bashkise ose komunes, si dhe te organizoje lirimin e tyre.
  6. Te kujdeset per qetesine publike, duke shmangur zeniet, menjanuar zhurmat e shkaktuara nga grumbullimet e njerezve, altoparlanteve e megafoneve, renia pa vend e borive te automjeteve ne rruge, banesa, plazhe e mjedlse te tjera publike qe sjellin shqetesime per te tjeret.
  7. Te marre masa ne ruajtjen e rendit kur ka grumbullime njerezish si ne tregje, panaire, ceremoni publike, artistike, fetare, sportive, ne kinema, teatro, pallate e salla sportive, objekte kulti, si dhe mjedise te tjera publike.
  8. Te garantoje per respektimin e dispozitave ligjore qe rregullojne veprimtarine e shitblerjes ne mjediset publike. .
  9. Te kontrolloje respektimin e orarit te sherbimit te njesive tregtare, bufeve, restoranteve, bilardove, lojerave te fatit e te objekteve te tjera me veprimtari publike, si dhe zbatimin nga ana e tyre te akteve te nxjerra nga organet kompetente ne bashki ose komuna.
  10. Te kontrolloje marrjen e masave te sigurise ne funksion te parandalimit te fatkeqesive te ndryshme aksidentale e natyrore, si dhe te ndihmoje ne kapercimin e tyre duke dhene gjithashtu ndihme te demtuarve ne raste urgjence.
  11. Te marre masa (te perkohshme) per shoqerim ne institucione ndaj te semureve psikike ne gjendje te rende qe krijojne shqetesime per rendin publik.
  12. Te kujdeset per ruajtjen e afisheve, njoftimeve e shpalljeve publike, si dhe heqjen e atyre te paligjshme ose te paautorizuara.
  13. Policia bashkiake ose e komunes kryen dhe detyra qe i ngarkohen nga organet e qeverisjes vendore per ushtrimin e funksioneve e kompetencave te caktuara nga ligji nr.8652, date 31.7.2000 “Per policine bashkiake e te komunes”.
  14. Policia bashkiake e komunes kryen dhe detyra te tjera, vete e ne bashkepunim me struktura te tjera sipas percaktimit ne nenet 10 dhe te ligjit nr.8224, date 15.5.1997 “Per policine bashkiake e te komunes”
    Mbas perfundimit te afatit per dorezimit te dokumentacionit Bashkia Belsh do beje vlerësimin e kandidatëve që kanë paraqitur dokumentacionin sipas shpalljes . Konkurrenti fitues do te lidhet kontrata e punës si dhe emërimi i tij ne kete detyre.
bashkiabelshNjoftimeMbështetur në Ligjin Nr. 139/2015“Për vetëqeverisjen vendore” në VKM Nr. 510 Datë 10.06.2015, “Për miratimin e procedurave për transfermin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiveve të trupëzuara dhe të patrupëzuara, të arkivave dhe çdo dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrativo- territorial”...Qyteti i liqeneve karsktike