NJOFTIM PËR MBAJTJEN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT BASHKIAK, më 12.06.2025
Ju njoftojmë se më datë 12.06.2025 ora 13:00, ditën e enjte, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Belsh, thirrur nga kryetari i këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53,pika 4) , Me rend dite:
- Vertetim mandati të këshilltarit për z. Aleksandër Avni Idrizi
- P/Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhen 01.05.2025 – 31.05.2025
- P/Vendim për një ndryshim në buxhetin 2025
- P/Vendim për miratimin e “Planit lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane 2025-2030” dhe të kostos së përllogaritur për zbatimin e tij.
- Projekt vendim për miratimin e kalimit të shërbimit të pastrimit të qytetit te “Green Belsh” sh.a.
TË NDRYSHME:
- Kërkesë për ndihmë financiare nga z. Ferdinant Rexhep Zdrava,Deshiran.
Mbeshtetur në nenin 33 te rregullores së Këshillit Bashkiak Belsh, Grafiku i mbledhjes së komisioneve do të jetë si mëposhtë:
NR | KOMISIONE | DITA | DATA | ORA |
1 | Komisioni i Financave dhe Buxhetit | E Mërkurë | 11.06.2025 | 9:00 |
2 | Komisioni i Sherbimeve Publike | E Mërkurë | 11.06.2025 | 10:00 |
3 | Komisioni i mandateve | E Mërkurë | 11.06.2025 | 11:00 |
