NJOFTIM PËR MBAJTJEN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT BASHKIAK 25.03.2026
Të ndëruar këshilltarë:
Ju njoftojmë se më datë 25.03.2026 ora 14:00, ditën e Mërkurë, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Belsh, thirrur nga kryetari i këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53,pika 4),me rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës.
- Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së datës 10.02.2026
- Projekt Vendim për miratimin e 6 % për muajin Shkurt
- Projekt Vendim për miratimin e Grupit të Menaxhimit Strategjik dhe Programit të Punës për pregatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2027-2029.
- Projekt Vendim për Miratimin e Tavaneve të të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Projekt Buxhetin 2027-2029.
- Projekt Vendim për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve të shkaktuara nga rënia e zjarrit në banesën e Z.Hyqmet Çarçiu.
- Projekt Vendim për miratimin e vlerës financiare të humbjes së jetës së Z.Hyqmet Çarçiu.
Mbeshtetur në nenin 33 te rregullores së Këshillit Bashkiak Belsh, Grafiku i mbledhjes së komisioneve do të jetë si mëposhtë:
| NR | KOMISIONE | DITA | DATA | ORA |
| 1 | Komisioni i Financave dhe Buxhetit | 24.03.2026 | E Martë | 10:00 |
| 2 | Komisioni i Emergjencave civile | 24.03.2026 | E Martë | 11:00 |
SEKRETARI I KËSHILLIT KRYETARI KËSHILLIT
Endri PEPA Kujtim DERVISHI
https://bashkiabelsh.al/njoftim-per-mbajtjen-e-mbledhjes-se-keshillit-bashkiak-25-03-2026/Njoftime KëshilliTë ndëruar këshilltarë: Ju njoftojmë se më datë 25.03.2026 ora 14:00, ditën e Mërkurë, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Belsh, thirrur nga kryetari i këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53,pika 4),me rend dite: Miratimi i rendit të ditës. Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së...bashkia matea1598@gmail.comAdministratorBashkia Belsh
