Të ndëruar këshilltarë:

Ju njoftojmë se më datë 10.02.2026 ora 13:00, ditën e Martë, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Belsh, thirrur nga kryetari i këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53,pika 4),me rend dite:

  • Miratimi i rendit të ditës.
  • Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së datës 27.01.2026
  1. Projekt Vendim për miratimin e 6 % për muajin Dhjetor.
  2. Projekt Vendim për rishikimin e programit model të transparencës për Bashkinë Belsh
  3. Projekt Vendim mbi miratimin e normativës së harxhimit të karburantit për vitin 2026.
  4. Projekt Vendim për miratimin e nxjerrjes jashtë përdorimit  të materialeve të trupëzuara ose të patrupëzuara.
  5. Projekt Vendim për miratimin e shtesës së buxhetit për vitin 2026.
  6. Projekt Vendim për miratimin e nismës për lidhjen e paktit të miqësisë ndërmjet Bashkisë Belsh dhe Bashkisë Lugo (Republika e Italisë).
  7. Projekt Vendim për miratimin e disa ndryshimeve në VKB nr.54 dt 24.12.2025 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Belsh për vitin 2026”.
  8. Projekt Vendim për miratimin e kontratës së shërbimit publik të pranimit,depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve lidhur me shoqërinë “Eco Elb”,Sh.a dhe Bashkisë Belsh.
  9. Projekt Vendim për miratimin e vlerës financiare, të dëmeve të shkaktuara nga rënia e zjarrit në banesën e Z.Hyqmet Çarçiu.
  10. Projekt Vendim për miratimin e vlerës financiare të humbjes së jetës së Z.Hyqmet Çarçiu.

Mbeshtetur në nenin 33 te rregullores së Këshillit Bashkiak Belsh, Grafiku i mbledhjes së komisioneve do të jetë si mëposhtë:

NRKOMISIONEDITADATAORA
1Komisioni i Financave dhe Buxhetit09.02.2026E Hënë12:00
2Komisioni i Mardhenieve Me Jashtë dhe Integrimit Europian09.02.2026E Hënë13:00
3Komisioni i Emergjencave civile09.02.2026E Hënë14:00
4Komisioni i Sherbimeve Publike09.02.2026E Hënë15:00

SEKRETARI I KËSHILLIT                                                            KRYETARI KËSHILLIT

Endri PEPA                                                                                        Kujtim DERVISHI

bashkiaNjoftime KëshilliTë ndëruar këshilltarë: Ju njoftojmë se më datë 10.02.2026 ora 13:00, ditën e Martë, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Belsh, thirrur nga kryetari i këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53,pika 4),me rend dite: Miratimi i rendit të ditës. Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së...Qyteti i liqeneve karsktike