Këndi i BE Bashkia Belsh

Albert Hysa
Kordinatori për Cështjet e BE-së në Bashkine Belsh

Email: hysaalberto5@gmail.com

Orari i Punës i Administratës së Bashkisë:
E Hënë – E Premte
08:00 – 16:00

Bashkia Belsh është pjesë e Projektit  “Bashkitë për Evropën” të finacuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt vjen si rezultat i Marrësheshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar më 05.12.2016 ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian, Ministrisë së Cështjeve Vendore, Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe Shoqatës për Autonominë Vendore dhe ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të bashkive për çështjet e BE-së si dhe për të përhapur tek qytetarët shqiptarë dhe administrata vendore informacionin dhe njohuritë në lidhje me BE-në, në politikat dhe programet e saj.

Per permbushjen e ketij qellimi jane organizuar disa takime informuese dhe aktivitete me perfaqesues te
ndryshem te komunitetit si nxenes shkollash, fermere, perfaqesues te biznesit dhe OSHC si edhe me
punonjesit e administrates locale.

Aktivitete

Bashkite ne Procesin e Integrimit te Shqiperise ne BE

Belsh, 16 Qershor 2020 – Njesia e Integrimit Europian, prane Bashkise Belsh zhvilloi takimin informues me drejtuesit dhe perfaqesueseve te Njesive Administrative te bashkise.

Tema e perzgjedhur nga NjIE ishte mbi “Rolin e Qeverisjes Lokale ne Procesin e Integrimit Europian te Shqiperise”

Gjate prezantimit “Politikat e Bashkimit Europian ne Nivel Vendor” perfaqesuesi I NjIE beri prezantimin te manualeve informuese per “Rolin e Qeverisjes Lokale Ne Procesin e Integrimit Europian te Shqiperise” dhe “Nje Guide per Financimet e BE-se Prespektiva Lokale” duke undalur vecanerisht tek: Funksionimin e Bashkimit Europian; Procesin e Integrimit te Shqiperise; Roli I Pushtetit Vendor ne BE dhe ne Zbatimin e Standarteve Europiane si edhe me Instrumentet me te Rendesishme Financiare te krijuara nga BE-ja ng ate cilat mund te perfitojne bashkite.

Me tej per te pranishmit perfaqesuesi I NjIE i njohu ata edhe me “Raportin e Vleresimit per Vitin 2018”: Bashkite ne Procesin E Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Raport i hartuar nga ekipi I rpojektit “Bashkite per ne Europe” ne bashkepunim me NjIE ne seicilen bashki dhe AMVV-ja. Raporti nxjerr ne pah rendesine e rolit te pushtetit vendor ne zbatimin e detyrave te tyre ne kuader te integrimit sipas kapitujve respective.

Ne fund te takimit pjesemarreseve iu shperndane kopje te manualeve informuese per stafin e dikastereve qe ata drejtojne.

Në kuader të javës Evropiane

“Shpreh edhe ti ëndrrën tënde evropiane”, Bashkia Belsh aktivitet spektakolar me të rinjtë.

Belsh, 10-11 Maj 2019 – Në kuadër të Javës së Evropes, dhe në bashkëpunim me “Këshillin Rinor Belsh”, “Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj” në Bashkinë Belsh, organizoi aktivitetin me tematikë: “Ndiz edhe ti fanarin tënd dhe shpreh ëndrrën tënde Evropiane”.
Fokusi i serisë së aktiviteteve, ishte organizimi i seancave informuese për të edukuar 25 anëtarë të Këshillit Rinor, mbi stadin aktual të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, mbi Bashkimin Evropian, funksionimin e tij, vlerat që përcjell, mbështetjen dhe mundësitë që ofron për të rinjtë etj.
Të rinjtë e trajnuar, në tendën e ngritur në qendrën e qytetit nga “Njësia per Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj”, në bashkëpunim me stafin e saj, i shpërndanë këto informacione tek bashkëmoshatarët e tyre, si dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit.
Për të shtuar sa më shumë gamën e të informuarve dhe grupeve të targetuar për informim, aktiviteti u realizua si pjesë e “Festës së Afërditës”, një seri aktivitetesh 2-ditore që zhvillohen çdo vit nga bashkia Belsh, kushtuar perëndeshës “Afërditë”.
Momenti më kulmor i festimeve të Javës së Evropës ishte mbrëmja, kur me qindra të rinj dhe qytetarë të Belshit ndezën fenerët, duke krijuar në mënyrë spektakolare flamurin e Bashkimit Evropian.

Dita Ndërkombëtare e Ujit në Belsh. BE më pranë njësive të qeverisjes vendore me aktivitete të përbëshkëta.

Projekti “Bashkitë për në Evropë”, i cili tashmë ka hyrë në një faze të qëndrueshme bashkëpunimi me Njësitë e Qeverisjes Vendore në Shqipëri, zhvilloi në datën 21 Mars 2018, në bashkëpunim me Këndin e BE në qytetin e Belshit dhe bashkinë e këtij qyteti aktivitetin me titull: “Liqenet e Belshit – Të ruajmë dhe vlerësojmë pasuritë tona natyrore dhe kulturore, si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm”.

Aktiviteti u ideua nga grupi organizues: Këndi i BE dhe bashkia Belsh, në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, tema e së cilës për vitin 2018 është “Natyra për Ujin”

Aktiviteti u zhvillua në dy forma; duke ndërthurur kontributin e komunitetit si dhe vlerat e zonës nëpërmjet një panairi artizanal me produkte vendase, me një sesion diskutimi në lidhje me pasuritë ujorë të zonës së Belshit, liqenet dhe faunën e tyre.

Ndërsa në pjesën e panairit artizanal, qytetarët dhe të ftuarit (përfaqësues të qeverisë, deputetë të zonës, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, autoritetet vendore etj…) patën mundësi të njihen me produktet e zonës, si një vlerë që vjen prej burimeve natyrore të Belshit,  në sesionin e diskutimit, të pranishmit, në prezencë të shumë qytetarëve, fermerëve dhe shkollave profesionale, ndoqën referate të ndryshme në lidhje me përpjekiet për zhvillimin e qendrueshëm në zonën dhe liqenet e Belshit.

“Prezenca e 84 liqeneve, jo vetem që është një pasuri e madhe natyrore, por është edhe një atraksion turistik, i cili po kthehet në një burim ekonomik për popullsinë e Belshit” –  u shpreh në fjalën e tij Z.Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh, ndërsa Z.Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe mjedisit, theksoi rëndësinë që ka ky rajon si dhe kontributin e tij në ruajtien e një mjedisi të pastër në Shqipëri.

Znj. Olga Anghelakis. Shefe e Seksionit për Reformat ekonomike dhe Infrastrukturën në Delegacionin e BE, e cila përshëndeti këtë takim, tha ndër të tjera në fjalën e saj se – “ Mbështetja në vazhdimësi e Shqipërisë nga Bashkimi Evropian për të rritur kapacitetet kombëtare në lidhje me ruajtien e natyrës dhe pregatitjen për Rrejtin “Natyra 2000”, ka për qëllim ndëryrjen në disa zona të përzgjedhura të ruajtura në vend, dhe të ndërthurin mbrojtien e natyrës më zhvillimin e qënsrueshëm të turizmit”

Takimi u përshëndet gjithashtu edhe nga Z.Bekim Murati, Drejtor i Agjensisë për Vete-Qeverisjen vendore, i cili në fjalën e tij u shpreh se : “Ne duhet të informojmë, të edukojmë dhe punojmë më komunitetin që edhe ata të kuptojnë më mire Bashkimin Europian dhe politikat e tij”.

Projekti Bashkitë për në Evropë, i cili po mbështet dhe do të vijojë të bashkë – organizojë me Këndet e BE, një event madhor tashmë në secilën bashki të vendit, duke përçuar jo vetëm mbështetjen e BE në nivel vendor por edhe mesazhet dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm referuar datave dhe ditëve më domethënëse botërore dhe atyre evropiane, është konsideruar tashmë si një mekanizëm tejet efikas nga strukturat e qeverisjes vendore dhe asaj qëndrore në fuqizimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore si dhe në përpjekiet e tyre në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit.

Konteksti Dita Botërore e Ujit

Në 22 Mars të çdo viti, mbarë vendet në të githë botën organzojnë aktivitete të ndryshme. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Ujit për vitin 2018 është “Natyra për Ujin” – explorimi i zgjidhjeve të sfidave të ujit nëpërmjet natyres në shëkullin 21. Prishja e ekosistemeve ndikon në sasinë dhe cilësinë e ujit të pijëshem për mbarë njerëzimin. Sot, 2.1 miliard njerëz jetojnë pa ujë të pijshëm në shtepitë e tyre, çka ndikon në shëndetin e tyre, edukimin dhe jetëgajtësinë e tyre. Qëllimi 6 i stratëgjisë botërore për zhvillimin e qëndrueshëm e angazhon  të gjithë globin të sigurojë që çdo qëne njerëzore që jeton në planetin tonë të ketë akses në ujin e pishëm brenda vitit 2030, duke u fokusuar në ruajtien e mjedisit dhe reduktimin e ndotjeve.