PËRMBLEDHJE E SHKURTËR E PROJEKTIT

Objektivi i përgjithshëm: Forcimi i kapaciteteve qeverisëse të bashkive në lidhje me çështjet e BE-së,  si dhe informimi i qytetarëve Shqiptarë dhe administratatave lokale në Shqipëri, rreth informacionit në lidhje me BE-në, politikat dhe programet e saj.

Qëllimet

  • Të mbështesë konsolidimin dhe fuqizimin e qeverisë vendore në Shqiperi, në kontekstin e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale Kombëtare për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020;
  • Të ndihmojë të gjitha Bashkitë e Shqipërisë në krijimin e një ndërveprimi efektiv midis BE-se dhe Zyrave vendore të BE -së / Këndet e BE – së në secilën Bashki  në Shqipëri, si dhe më pas në  manaxhimin efikas të tyre;
  • Të rrisë njohuritë për Instrumentin e Asistencës së Para-aderimit “IPA” si dhe fondet e tjera kryesore të BE-së të disponueshme për bashkitë dhe qytetarët Shqiptarë, nëpërmjet historive të suksesit nga projekte konkrete;
  • Të rrisë kapacitetet e palëve të interesuara në nivel vendor me qëllim përfitimin nga fondet IPA apo edhe nga fondet dhe programet e tjera kryesore të BE-së, të disponueshme për bashkitë dhe qytetarët Shqiptarë, nëpërmjet trainimeve që fokusohen në : konceptimin, ideimin dhe shkrimin e projekt propozimeve, si dhe proçedurat e aplikimit.
  • Të rrisë njohuritë mbi politikat, objektivat, prioritetet, institucionet, programet dhe perspektivën e Bashkimit Evropian, si dhe të sqarojë mitet apo konceptet e gabuara ne lidhje me proçesin e anëtarësimit në BE;
  • Të rrisë kapacitetet e pushtetit vendor për ta marrë, kuptuar dhe përhapur informacionin që ka të bëjë me BE-në, dhe veçanërisht jo vetëm atë që ka lidhje me publikun,  por dhe atë që ka për destinacion administratën e vetë bashkive;
  • Të rrise kapacitetet bashkiake për të grumbulluar, si nga publiku ashtu dhe nga administrata, përpunuar dhe ofruar informacionin i cili mund të japë njohuri mbi programet dhe ndërhyrjet  e ardhshme të Qeverisë Shqiptare, BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë;
  • Të rrisë ndërveprimin dhe koordinimin me strukturat e ndryshme të informacionit dhe palët e tjera të interesuara, në veçanti me Rrjetin e Informimit të BE-së “Zyrat e Informimit të BE-së në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë”, Projektin  TACSO dhe Vendet Anëtare të BE-së, në lidhje me ofrimin e informacionit rreth BE-së dhe proçesit të integrimit në BE.

Komponenti 1: Zyrat Vendore të BE -së / Këndet e BE -së për forcimin e institucioneve vendor dhe trainimet.

  • Krijimi i Zyrave vendore të BE -së,  të aksesueshme dhe funksionale në të gjitha bashkitë e Shqipërisë;
  • Sigurimi i një menaxhimi të qartë dhe operacional i  Zyrave vendore të BE -së, nëpërmjet ofrimit të trainimeve të përshtatëshme e të dedikuara në veçanti;
  • Realizimi i trainimeve mbi mundësinë e përftimit nga fondet IPA apo edhe fondet dhe programet e tjera të BE -së në dispozicion të bashkive apo qytetarëve shqiptarë ( si të ideojnë, shkruajnë projekte dhe procedurat e aplikimit). Realizimi i moduleve elektronike “e – leraning” të trainimit, me qëllim krijimin e mundësisë për zyrat vendore të BE -së, që të mund t`i përçojnë këto trainime tek kolegët e tyre apo tek palët e tjera të interesuara që mund të përfitojnë prej tyre.
  • Realizimi i trainimeve mbi politikat, objektivat, prioritet, institucionet programet dhe perspektivat e BE -së, si dhe mbi qartësimin e miteve apo keqkuptimeve në lidhje me proçesin e integrimit në BE. Vëmendje të veçantë do t`i kushtohet politikave në nivel vendor si dhe Këshillit Bashkiak në vecanti në lidhje me kompetencat e tij.
  • Realizimi i trainimeve më të gjitha zyrat vendore të BE -së / Këndet e BE -së, përgjatë gjithë kohës së zbatimit të projektit, me qëllim analizimin e ecurisë dhe arritjeve të projektit.

Komponenti 2: Rrjetëzimi dhe komunikimi online

  • Realizimi i ndërveprimit midis bashkive dhe transferimit të njohurive nëpërmjet një platforme komunikimi on-line. Informacionet në lidhje me Bashkitë, ndarja e praktikave më të mira, ndërveprimi midis vetë bashkive apo edhe me nivelet më të larta, do të mundësohen nga kjo platformë.
  • Realizimi i vleresimit të ecurise së treguesve që ndërlidhen me zbatimin e kritereve politike dhe ekonomike të integrimit europian, sipas secilës bashki dhe në të gjithë vendin, me qëllim informimin e autoriteteve qëndrore dhe vendore mbi çështjet e qeverisjes dhe nivelet e zbatimit, si dhe ndëryrjet dhe programet e pritëshme në të ardhmen nga Bashkimi Evropian apo partner të tjerë ndërkombëtarë.

Komponent i 3: Vizibiliteti dhe eventet

  • Realizimi i shpërndarjes së specifikuar të informacionit në lidhje me Instrumentin e Asistences së Para-Aderimit (IPA) si dhe fondeve e programeve të tjera të përshtatëshme të BE-së të cilat janë në dispozicion për Bashkitë shqiptare apo qytetarët;
  • Sigurimi i shpërndarjes së produkteve informuese mbi BE -në ( printime, produkte audiovizuale dhe botime elektronike)
  • Sigurimi i mbështetjes ndaj Delegacionit dhe  Rrjetit të Informimit të Bashkimit Evropian në Shqipëri në lidhje me zbatimin e aktiviteteve të informimit dhe komunikimit, duke përfshirë fushata dhe evente të ndryshme.

Aktivitetet  Ndërsektoriale

  • Sigurimi i vendosjes dhe mbajties së qëndrueshme të sinergjive me partnerët dhe palët e tjera të interesuara, në veçanti me Rjetin e Informimit të BE -së apo Shtëpinë e Evropës dhe Ambasadat e vendeve anëtare të BE -së në Shqipëri mbi informimin në lidhje me Bashkimin Evropian

 

Marrveshja_bashkite_per_ne_evrope_2926 fletinfo-Kendi-i-BE-ne-qytetin-tuaj