Binjakëzime
Gjimnazi “Sami Frashëri” i qytetit të Belshit binjakëzim me një nga gjimnazet më të njohura në Florida të SHBA-së.
Gjimnazi “Sami Frashëri” i qytetit të Belshit , një prej më të rëndësishmëve në të gjithë zonën e Dumresë , në ditën e parë të fillimit të vitit të ri mësimor 2016-2017 ka marrë lajmin e mirë se së shpejti do të mund të binjakëzohet me një nga shkollat më të zëshme të Floridas në SHBA.
Me këtë rast në bashkinë e Belshit është zhvilluar një takim me drejtuesit e këtij gjimnazi dhe ata të pushtetit vendor të kësaj njësi të qeverisjes vendore. Takimi ka pasur si qëllim kryesor koordinimin sa më të mirë të punëve që do të çojnë në finalizimin e marrëveshjes së binjakëzimit mes Gjimnazit “Sami Frashëri” të Belshit dhe Touissant L’OUVERTURE, një shkollë e Mesme (TLHS), në Delray Beach në Florida.
Binjakëzimi i këtyre dy shkollave ka si qëllim promovimin e vlerave më të mira të zonës së Belshit dhe Floridas së SHBA –së.