🇪🇺 🇦🇱 Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri zoti Luigi SORECA, zhvilloi sot një vizitë pune në bashkinë Belsh. Ai u ndal fillimisht në Këndin e BE në bashki ku u njoh nga afër me punën e stafit të përkushtuar për të promovuar vlerat Europiane tek qytetarët e Belshit. Më pas në një drekë pune ai u njoh nga kryetari i bashkisë me transformimin e jashtëzakonshëm të bashkisë Belsh vitet e fundit. “Rilindja Urbane e qytetit te Belshit, transformimi rrënjësor i infrastrukturës rrugore, modele zhvillimi si ai i Seferanit, cilësia e re e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve nga ADISA, falë reformës administrativo-territoriale si edhe projektet e përbashketa bashki qeveri me financimin e BE në fushën e agrobiznesit jo vetëm po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë në Belsh, por po ndikon që fermerët e zones, sidomos te rinjtë, ta shikojnë të ardhmen e tyre këtu pranë liqeneve të mrekullueshme të Dumresë” theksoi në fjalën e tij informuese zoti Tafani. Një kafe në shetitoren e re të Belshit ishte mjaft mbresëlënëse për të gjithë miqtë e nderuar të ambasadës së BE nga Tirana. Në fund ambasadori SORECA gjatë vizitës në njësinë administrative Grekan u njoh nga afër me impaktin që krijoi tek banorët e kësaj njësie asfaltimi i rrugës Belsh-Deshiran vite më parë me fondet e BERZH. Ai u njoh nga afer me disa zhvillime të reja në agrobiznes si ferma e kultivimit të shafranit etj. Ambasaori SORECA si miku më i ri i Belshit, u shpreh shumë entuziast për projektet e reja që pritet te jetësohen në bashkinë Belsh, ku përfituesit kryesorë do të jenë të rinjtë e Dumresë.

 

 

 

 

 

https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2020/07/110197819_1429313500603019_6558084826939664776_n-1.jpg?fit=960%2C720&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2020/07/110197819_1429313500603019_6558084826939664776_n-1.jpg?resize=150%2C150&ssl=1bashkiabelshGaleria🇪🇺 🇦🇱 Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri zoti Luigi SORECA, zhvilloi sot një vizitë pune në bashkinë Belsh. Ai u ndal fillimisht në Këndin e BE në bashki ku u njoh nga afër me punën e stafit të përkushtuar për të promovuar vlerat Europiane tek qytetarët e Belshit. Më pas...Qyteti i liqeneve karsktike