Bashkite ne Procesin e Integrimit te Shqiperise ne BE

Belsh, 16 Qershor 2020 – Njesia e Integrimit Europian, prane Bashkise Belsh zhvilloi takimin informues me drejtuesit dhe perfaqesueseve te Njesive Administrative te bashkise.

Tema e perzgjedhur nga NjIE ishte mbi “Rolin e Qeverisjes Lokale ne Procesin e Integrimit Europian te Shqiperise”

Gjate prezantimit “Politikat e Bashkimit Europian ne Nivel Vendor” perfaqesuesi I NjIE beri prezantimin te manualeve informuese per “Rolin e Qeverisjes Lokale Ne Procesin e Integrimit Europian te Shqiperise” dhe “Nje Guide per Financimet e BE-se Prespektiva Lokale” duke undalur vecanerisht tek: Funksionimin e Bashkimit Europian; Procesin e Integrimit te Shqiperise; Roli I Pushtetit Vendor ne BE dhe ne Zbatimin e Standarteve Europiane si edhe me Instrumentet me te Rendesishme Financiare te krijuara nga BE-ja ng ate cilat mund te perfitojne bashkite.

Me tej per te pranishmit perfaqesuesi I NjIE i njohu ata edhe me “Raportin e Vleresimit per Vitin 2018”: Bashkite ne Procesin E Integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Raport i hartuar nga ekipi I rpojektit “Bashkite per ne Europe” ne bashkepunim me NjIE ne seicilen bashki dhe AMVV-ja. Raporti nxjerr ne pah rendesine e rolit te pushtetit vendor ne zbatimin e detyrave te tyre ne kuader te integrimit sipas kapitujve respective.

Ne fund te takimit pjesemarreseve iu shperndane kopje te manualeve informuese per stafin e dikastereve qe ata drejtojne.

Në kuader të javës Evropiane

“Shpreh edhe ti ëndrrën tënde evropiane”, Bashkia Belsh aktivitet spektakolar me të rinjtë.

 

Belsh, 10-11 Maj 2019 – Në kuadër të Javës së Evropes, dhe në bashkëpunim me “Këshillin Rinor Belsh”, “Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj” në Bashkinë Belsh, organizoi aktivitetin me tematikë: “Ndiz edhe ti fanarin tënd dhe shpreh ëndrrën tënde Evropiane”.
Fokusi i serisë së aktiviteteve, ishte organizimi i seancave informuese për të edukuar 25 anëtarë të Këshillit Rinor, mbi stadin aktual të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, mbi Bashkimin Evropian, funksionimin e tij, vlerat që përcjell, mbështetjen dhe mundësitë që ofron për të rinjtë etj.
Të rinjtë e trajnuar, në tendën e ngritur në qendrën e qytetit nga “Njësia per Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj”, në bashkëpunim me stafin e saj, i shpërndanë këto informacione tek bashkëmoshatarët e tyre, si dhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit.
Për të shtuar sa më shumë gamën e të informuarve dhe grupeve të targetuar për informim, aktiviteti u realizua si pjesë e “Festës së Afërditës”, një seri aktivitetesh 2-ditore që zhvillohen çdo vit nga bashkia Belsh, kushtuar perëndeshës “Afërditë”.
Momenti më kulmor i festimeve të Javës së Evropës ishte mbrëmja, kur me qindra të rinj dhe qytetarë të Belshit ndezën fenerët, duke krijuar në mënyrë spektakolare flamurin e Bashkimit Evropian.

 

https://youtu.be/UBham80kzSU

 

 

Dita Ndërkombëtare e Ujit në Belsh. BE më pranë njësive të qeverisjes vendore me aktivitete të përbëshkëta.

Projekti “Bashkitë për në Evropë”, i cili tashmë ka hyrë në një faze të qëndrueshme bashkëpunimi me Njësitë e Qeverisjes Vendore në Shqipëri, zhvilloi në datën 21 Mars 2018, në bashkëpunim me Këndin e BE në qytetin e Belshit dhe bashkinë e këtij qyteti aktivitetin me titull: “Liqenet e Belshit – Të ruajmë dhe vlerësojmë pasuritë tona natyrore dhe kulturore, si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm”.

Aktiviteti u ideua nga grupi organizues: Këndi i BE dhe bashkia Belsh, në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, tema e së cilës për vitin 2018 është “Natyra për Ujin”

Aktiviteti u zhvillua në dy forma; duke ndërthurur kontributin e komunitetit si dhe vlerat e zonës nëpërmjet një panairi artizanal me produkte vendase, me një sesion diskutimi në lidhje me pasuritë ujorë të zonës së Belshit, liqenet dhe faunën e tyre.

Ndërsa në pjesën e panairit artizanal, qytetarët dhe të ftuarit (përfaqësues të qeverisë, deputetë të zonës, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, autoritetet vendore etj…) patën mundësi të njihen me produktet e zonës, si një vlerë që vjen prej burimeve natyrore të Belshit,  në sesionin e diskutimit, të pranishmit, në prezencë të shumë qytetarëve, fermerëve dhe shkollave profesionale, ndoqën referate të ndryshme në lidhje me përpjekiet për zhvillimin e qendrueshëm në zonën dhe liqenet e Belshit.

“Prezenca e 84 liqeneve, jo vetem që është një pasuri e madhe natyrore, por është edhe një atraksion turistik, i cili po kthehet në një burim ekonomik për popullsinë e Belshit” –  u shpreh në fjalën e tij Z.Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh, ndërsa Z.Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe mjedisit, theksoi rëndësinë që ka ky rajon si dhe kontributin e tij në ruajtien e një mjedisi të pastër në Shqipëri.

Znj. Olga Anghelakis. Shefe e Seksionit për Reformat ekonomike dhe Infrastrukturën në Delegacionin e BE, e cila përshëndeti këtë takim, tha ndër të tjera në fjalën e saj se – “ Mbështetja në vazhdimësi e Shqipërisë nga Bashkimi Evropian për të rritur kapacitetet kombëtare në lidhje me ruajtien e natyrës dhe pregatitjen për Rrejtin “Natyra 2000”, ka për qëllim ndëryrjen në disa zona të përzgjedhura të ruajtura në vend, dhe të ndërthurin mbrojtien e natyrës më zhvillimin e qënsrueshëm të turizmit”

Takimi u përshëndet gjithashtu edhe nga Z.Bekim Murati, Drejtor i Agjensisë për Vete-Qeverisjen vendore, i cili në fjalën e tij u shpreh se : “Ne duhet të informojmë, të edukojmë dhe punojmë më komunitetin që edhe ata të kuptojnë më mire Bashkimin Europian dhe politikat e tij”.

Projekti Bashkitë për në Evropë, i cili po mbështet dhe do të vijojë të bashkë – organizojë me Këndet e BE, një event madhor tashmë në secilën bashki të vendit, duke përçuar jo vetëm mbështetjen e BE në nivel vendor por edhe mesazhet dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm referuar datave dhe ditëve më domethënëse botërore dhe atyre evropiane, është konsideruar tashmë si një mekanizëm tejet efikas nga strukturat e qeverisjes vendore dhe asaj qëndrore në fuqizimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore si dhe në përpjekiet e tyre në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit.

Konteksti

Dita Botërore e Ujit

Në 22 Mars të çdo viti, mbarë vendet në të githë botën organzojnë aktivitete të ndryshme. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Ujit për vitin 2018 është “Natyra për Ujin” – explorimi i zgjidhjeve të sfidave të ujit nëpërmjet natyres në shëkullin 21. Prishja e ekosistemeve ndikon në sasinë dhe cilësinë e ujit të pijëshem për mbarë njerëzimin. Sot, 2.1 miliard njerëz jetojnë pa ujë të pijshëm në shtepitë e tyre, çka ndikon në shëndetin e tyre, edukimin dhe jetëgajtësinë e tyre. Qëllimi 6 i stratëgjisë botërore për zhvillimin e qëndrueshëm e angazhon  të gjithë globin të sigurojë që çdo qëne njerëzore që jeton në planetin tonë të ketë akses në ujin e pishëm brenda vitit 2030, duke u fokusuar në ruajtien e mjedisit dhe reduktimin e ndotjeve.