Vëllezer dhe motra! Bashkëqytetarë të Belshit. Më lejoni që në këtë natë të ndërrimit të viteve, përzemërsisht t’ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Qoftë ky Vit i Ri, Viti i mbarësisë, mirëqenies e begatisë tuaj familjare!
Urimi im dhe besoj i çdo familje të Belshit është që viti 2020 të jetë një nga vitet më më të begata e më të bukura për të gjithë!
Vëllezër e motra!
Gjatë këtij viti të vështirë arritëm mjaftueshëm për Belshin e ëndërruar prej ne të gjithëve, por ende do vijojmë investimet në çdo sektor, lagje, fshat e njësi administrative.Viti që po lëmë pas ka qenë një vit fantastik në mjaft aspekte Falenderoj pafund qeverinë që mundësoi realizimin e investimeve të shumta në qytetin dhe në të gjitha Njësitē Administrave të bashkisë Belsh. Falënderoj nga zemra komunitetin e mrekullueshëm të Belshit që përkrah çdo nismë të bashkisë. Ju falënderoj edhe për përgjegjshmërinë që ju tregoni për respektimin e ligjit dhe për qytetarinë dhe nivelin e lartë të kulturës që manifestoni. Belshi është sot një nga qytetet më të vizitueshme dhe në të ardhmen padyshim që do jetë një nga destinacionet rëndësishëm turistike. Ne ndjehemi krenarë për përmbushjen e objektivave që kishin për 2019 dhe padyshim që jemi mjaft ambiciozë për 2020!
Sonte është nata ku belshakët ashtu si e mbarë bota mblidhen në familjet e tyre me të dashurit e zemrës rreth tryezave të gëzimit, shpresave dhe ëndrrave të reja.
Në këtë natë të madhe të bashkimit dhe solidaritet tonë njerëzor e shpirtëror ndjehem me privilegj të marr pjesë në këtë festë të madhe me urimet e mia më të përzemërta për të gjithë familjet belshake.
Nata e ndërrimit të viteve është gëzim veçanërisht për fëmijët, të cilve ju uroj sa më shumë shëndet, gëzime e lumturi.
Faleminderit të gjithë belshakëve kudo ndodhen për punën dhe sakrificën tuaja, falë të cilave kjo bashki po bëhet gjithnjë e më e bukur ! Qoftë viti 2020, vit i shpresës dhe i lajmeve më të mira për të gjithë ju bashkëqytetarë të Belshit!
Gëzuar e mbarësi për të gjithë!
Gëzuar 2020!

 

 

https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/12/d8425a84-60a0-4e08-bef1-7095273a5e41.jpg?fit=1024%2C768&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/12/d8425a84-60a0-4e08-bef1-7095273a5e41.jpg?resize=150%2C150&ssl=1bashkiabelshGaleria                        Vëllezer dhe motra! Bashkëqytetarë të Belshit. Më lejoni që në këtë natë të ndërrimit të viteve, përzemërsisht t’ju uroj Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qoftë ky Vit i Ri, Viti i mbarësisë, mirëqenies e begatisë tuaj familjare! Urimi im dhe besoj...Qyteti i liqeneve karsktike