Lloji i diplomës “Shkenca Juridike ne Sektorin Publik” niveli minimal i diplomës “Bachelor”ose “Master Shkencor/Profesional”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Institucioni Bashkia Belshshpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

  • 1(një), Koordinator për të Drejtën e Informimit,Transparencës dhe Konsultim Publik në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore

Kategoria e pagës IV-a.

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës se pranimit në shërbimin civil.

Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil)

aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 20.11.2021       Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 25.11.2021Për lëvizjen paralele Për pranimin në shërbimin civil 
 
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
  • i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
  • krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve brenda afatit të parashikuar në pikën 1, të nenit 8, të këtij ligji;
  • bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;
  • regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
  • dërgon kërkesën për informim te një Autoritet tjetër Publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se Autoriteti Publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
  • verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13 të këtij ligji;
  • kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.

I-Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar) (niveli i pagës III-a),
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”,“Master Shkencor apo Profesional” në degën Shkenca Juridike ne Sektorin Publik edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.(Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e tjera publike.
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë.
  4. Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.
1.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Belsh ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 20.11.2021.

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 22.11.2021,njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Institucionit Bashkia Belsh ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.
  • Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013,“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003,“Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/2014 per te Drejten e Informimit
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 146/2014 per Konsultimin Publik
  • Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 per Veteqeverisjen Vendore
1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

2- Pranimi në shërbimin civil

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nepunesit civil”, i ndryshuar.

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas  Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”ose “Master Shkencor” apo “Profesional” në degën…., edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.(Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e tjera publike.
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë.
  4. Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.
2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi;
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 25.11.2021,  në Institucionin Bashkia Belsh.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure: për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 29.11.2021,njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Institucionit Bashkia Belsh, ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013,“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore dalë në zbatim të tij.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 9131, datë 08.09.2003,“Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  3. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 119/2014 per te Drejten e Informimit
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 146/2014 per Konsultimin Publik
  5. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015 per Veteqeverisjen Vendore
2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  2. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Institucioni Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Belsh dhe në “Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit”  për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: ­ për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, ­ datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme  faqen e Bashkisë Belsh duke filluar nga data  29.11.2021.

https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?fit=715%2C300https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?resize=150%2C150bashkiabelshNjoftimeLloji i diplomës “Shkenca Juridike ne Sektorin Publik” niveli minimal i diplomës “Bachelor”ose “Master Shkencor/Profesional” Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Institucioni Bashkia...Qyteti i liqeneve karsktike