Nr______Prot.                                                                                         Belsh më: 25/ 06/ 2020

PUNONJËS SHËRBIMI

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe Urdhërit nr 159, datë 20.01.2020 të Kryetarit të Bashkisë ”Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë”, Bashkia Belsh shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:

 1 Punonjës shërbimi  

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë të kryer arsimin baze preferohet ata me arsim të mesëm;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  4. Mosha e aplikanteve duhet të jetë nga mosha 25 vjeç deri në 50 vjeç;
  5. Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
  2. Curriculum Vitae
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Çertifikatë familjare;
  5. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  6. Fotokopje e librezës së punës.
  7. Raport mjeko-ligjor;
  8. Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
  9. Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në sektorin e Protokoll Arshivës brenda datës 15.07.2020.

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh do në faqen e internetit të Bashkisë Belsh në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së fituesve.

bashkiabelshNjoftimeNr______Prot.                                                                                         Belsh më: 25/ 06/ 2020 PUNONJËS SHËRBIMI Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe Urdhërit nr 159, datë 20.01.2020 të Kryetarit të Bashkisë ”Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë”, Bashkia Belsh shpall procedurat...Qyteti i liqeneve karsktike