Bashkia Belsh shpallet fituese e projektit  “Permiresimi i aksesit në sherbimet sociale dhe rritja e kapaciteteve te kujdestareve te personave me aftesi te kufizuara ne Bashkine e Belshit”, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Askush të mos mbetet pas”.

Qëllimi i projektit është permiresimi i sherbimeve sociale që Bashkia Belsh ofron për personat me aftesi të kufizuar (PAK), me fokus ngritjen e kapaciteteve të kujdestareve të PAK, fëmijeve dhe grave me aftësi të kufizuara (AK) të zones. Nga ky projekt do të përfitojnë:

  • Kujdestaret e  personave me aftesi të kufizuara
  • Gratë me aftesi të kufizuara
  • Femjë me aftesi të kufizuara, mosha 8-14 vjec

Rezultatet e pritshme nga projekti janë:

  1. ngritja e kapaciteteve të bashkise Belsh për të ofruar sherbime sociale për personat me aftesi të kufizuara;
  2. 50 kujdestare të personave me aftesi te kufizuara, te trajnuar per t’u kujdesur dhe për të ofruar sherbime në kushte shtepie;
  3. 20 gra me AK te trajnuara, të cilat kanë pervetesuar soft-skills dhe aftesim për tregun e punes;
  4. 30 femije me AK, te grupmoshes 8-14 te mireinformuar për të drejtat e tyre dhe qytetarinë aktive;
  5. femije të bashkisë Belsh, të ndergjegjesuar mbi rendesinë e gjithëpefshirjes ndaj PAK;
  6. permiresimi i aksesit ne sherbime për personat me aftesi të kufizuara ne bashkinë Belsh.

Ky projekt mbështetet nga UNDP në Shqipëri, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas”, i cili  financohet nga Qeveria Zvicerane.

https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?fit=715%2C300https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?resize=150%2C150bashkiabelshNjoftimeBashkia Belsh shpallet fituese e projektit  “Permiresimi i aksesit në sherbimet sociale dhe rritja e kapaciteteve te kujdestareve te personave me aftesi te kufizuara ne Bashkine e Belshit”, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Askush të mos mbetet pas”. Qëllimi i projektit është permiresimi i sherbimeve sociale që Bashkia Belsh ofron për personat...Qyteti i liqeneve karsktike